Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Danimarka ndalon burkën në publik. Kushdo që e vendos do të gjobitet

Danimarka ndalon burkën në publik. Kushdo që e vendos do të gjobitet
May 31
19:36 2018

Parlamenti danez ka miratuar këtë të enjte një ligj që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës dhe veshjen e burkave. Sipas mediave të huaja ata  që do të shihen të veshur me burka do të detyrohen të paguajnë një gjobë prej 1.000 krona, rreth157 dollarë, ndërsa në rast përsëritjeje gjobat do të 10-fishohen. Ky ligj hyn në fuqi në Danimarkë më datën 1 gusht. Ligji nuk ndalon mbulesat e flokëve por ato që mbulojnë fytyrën.

Legjislacioni i ri nuk përmend në mënyrë specifike gratë myslimane, por thekson se “kushdo që vesh një mbulesë që fsheh fytyrën në ambiente publike do të ndëshkohet me gjobë”. Franca ishte vendi i parë europian që ndaloi me ligj mbulimin e plotë të fytyrës në vende publike në prill të vitit 2011 një shembull që u ndoq nga Belgjika, Austria, Bullgaria e tashmë Danimarka.

Komento
Shperndaje