Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dani Alves: “Guardiola është më i mirë se seksi“, përgjigja e tranjerit do ju shkrijë së qeshuri

Dani Alves: “Guardiola është më i mirë se seksi“, përgjigja e tranjerit do ju shkrijë së qeshuri
November 10
10:43 2018

“Trajneri më i mirë me të cilin kam punuar është edhe më i mirë se seksi. Kujtoj bisedën tonë të parë, që në fillim na e bëri të qartë se çfarë kërkonte dhe pse e kishte pranuar emërimin trajner i parë i Barcelonës. Kishte një dëshirë të madhe për të bërë diçka ndryshe. Ishte një sfidë për të.

Këto janë fjalët plot admirim të Dani Alvesit, futbollistit aktual të PSG-së, për Pep Guardiolën, trajnerin spanjoll me të cilin ka bashkëpunuar kur të dy ishin pjesë e “blaugranave”.

Tranjeri spanjoll u përgjigj menjëherë gjatë konferencës së sotme para City-United dhe u shpreh se ai personalisht  preferonte më shumë seksin dhe me diferencë të madhe duke bërë që të gjithë gazetarët të shpërthenin në të qeshura.

Marrëdhënia e tyre vazhdon të jetë mjaft e mirë dhe këtë e vërtetojnë edhe deklaratat e tyre. /blitz.al/

Komento
Shperndaje