Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalja nga BE – aleati i Merkel: “Asnjë trajtim special për Britaninë”

Dalja nga BE – aleati i Merkel: “Asnjë trajtim special për Britaninë”
June 24
10:24 2016

Një mëngjes makthi për Brukselin sot, kur lajmi për daljen e Mbretërisë së Bashkuar e ballafaqon Bashkimin Europian me krizën më të madhe në historinë e saj 59-vjeçare.

Edhe lideri holandez i anti-emigracionit, Geert Wilders, ditën e sotme ka kërkuar të kryhet referendum edhe në Holandë:

“Ne duhet të marrim drejtimin e vendit tonë, të parave tona, të kufijve tanë dhe të politikave tona të emigracionit”, – deklaron ai.

Wilders ka qenë një ndër të parët që ka reaguar ndaj rezultateve, ama ka informacione se disa zyrtarë të Bashkimit Europian janë shprehur privatisht se edhe shtete të tjera mund të ndjekin të njëjtën rrugë me Britaninë.

Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen, e cila po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje tha se ajo po kërkon të arrijë lirinë e shteteve.

Nga ana tjetër, Manfred Weber, një aleat i afërt i Angela Merkel, deklaron se Britania nuk do të marrë asnjë trajtim special dhe duhet të largohet nga Bashkimi Europian brenda 2 viteve.

“Na vjen keq dhe e respektojmë njëkohësisht votimin e njerëzve. Kjo gjë do t’i shkaktojë dëme të dyja palëve. Kjo ishte një votë britanike, jo europiane. Bashkëpunimi brenda Europës është një çështje vetëpohimi për kontinentin”, – deklaron Weber me një sërë postimesh në Twitter.

“Ne duam një Europë më të mirë. Marrëveshjet e daljes duhet të arrihen brenda 2 viteve. Nuk duhet të ketë asnjë trajtim special. Dalja do të thotë dalje”, – shton ai më tej, duke iu referuar pikërisht daljes së Britanisë, të votuar në referendum.

Një mbledhje do të zhvillohet ditën e sotme në Bruksel mes presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncker, presidentit të Parlamentit Martin Schultz dhe Mark Rutte, kryeministrit holandez.

Komento