Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalin rezultatet e referendumit të Partisë Socialiste, Klosi: “Bëmë zgjedhje demokratike””

Dalin rezultatet e referendumit të Partisë Socialiste, Klosi: “Bëmë zgjedhje demokratike””
April 10
11:44 2016

Kanë dalë mesditën e sotme rezultatet e votimit për referendumin, të kryera ditën e djeshme nga anëtarët e Partisë Socialiste. Dje, anëtarët e PS-së iu drejtuan kutive të votimit për të votuar “pro” ose “kundër” nëse duhej të mbaheshin zgjedhjet për kreun e ri të të majtëve. Në një deklaratë për shtyp  Blendi Klosi ka shpallur sot rezultatet e votimit, i cilësuar si një votim i standardeve europiane, nga i cili opozita duhet të marrë shembull. “Dje Partia Socialiste ka votuar referendumin pro rinovimit të mandatit të kryetarit të partisë si më poshtë:

Pjesmarrja socialiste  që  kanë votuar me “po” rinovimin e mandatit të kryetarit:

Qarku Shkodër, 88.3% Q

arku Kukës, 97.5%

Qarku Lezhë, 95%

Qarku Dibër, 97.2%

Qarku Durrës, 86.8%

Qarku Tiranë, 93%

Qarku Elbasan, 95.95

Qarku Fier, 87.2%

Qarku Berat, 94.6%

Qarku Korçë, 93.1%

Qarku Gjirokastër, 94.5%

Qarku Vlorë, 93.4%

Kështu, 94.9 % e të gjithë pjesëmarrësve kanë votuar me pro Ramës.

Klosi u është drejtuar kundërshtarëve se zgjedhjet kanë qenë transparente dhe demokratike, aq sa duhet të merren shembull nga opozita. “Demokratët të na kuptojnë, pastaj të na kopjojnë”, – tha Klosi duke përmbyllur kështu deklaratën.

Shperndaje