Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalin përgjimet e reja, gazetari gjerman publikon bisedën e Ramës

Dalin përgjimet e reja, gazetari gjerman publikon bisedën e Ramës
June 17
14:58 2019

Gazetari i Bild, Peter Tiede kishte paralajmëruar më herët që do publikonte përgjime të tjera në lidhje me blerjën e votave në zgjedhjet e vitit 2017.

Të radhës kanë të bëjnë me një bisedë të përgjuar të kryeministrit Rama gjata procesit të zgjedhjeve në Dibër.

Pjesa e parë e këtyre përgjimeve zyrtare tregon se si një drejtor i lartë i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi ka ngritur një skemë të qartë dhe një strategji për blerjen e votave, pengimin dhe shantazh të votuesve. Ai nuk është i vetëm në skemën kriminale.

Si pjesë e investigimit, të dosjes 184/2016, prokuroria shqiptare e antimafias ka interceptuar një telefonatë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit Arben Keshi, i cili zbulon se kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë në aktivitetin kriminal.

Biseda telefonike:

Keshi:Po shefi

Rama: Hë mo si duket?

Keshi:Po mirë, mirë tek pritshmëritë jemi.

Rama:E keni realizuar objektivin thua?

Keshi:Them se po, nga ato që na kanë thënë komisionerët, është realizuar.

Rama:Ashtu ë?

Keshi:Them që po.

Rama:Po ata maskarenjtë që bën presione mbrëmë?

Keshi:Po, donin të më kapnin mua ata,po ishte punë dy minutash, pastaj u futa te stafi, se po prisnin te hoteli ku flija.

Rama:E çfarë do të bënin ty ata?

Keshi:E ishin nja 50 veta. Po pjesën e presionit, me të goditura e kështu.Ai është legen, ai Flamur Noka.

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka m burr

Keshi: Dhe ky djali sa doli…Ata kujtonin se isha dhe unë në makinë. Nja 50 vita, jo se ishte ndonjë gjë po e goditën.Po iku dhe s’e kapën dot.

Rama: Më mirë, ç’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon që e kemi realizuar objektivin?

Keshi: Këtu te unë them që po. Mund të lëvizë, pak më shumë ose më pak, po nga ato që na kanë thënë komisionerët, kemi pritshmëri të mëdhaja.

Rama: Komisionerët i ke pas top ë?

Keshi: Po po shumë të mirë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje