Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dalin notat e anglishtes, ngelin 3113 nxënës, 5000 kanë marrë 10

Dalin notat e anglishtes, ngelin 3113 nxënës, 5000 kanë marrë 10
June 20
08:45 2017

Kanë dalë sot notat e provimit të anglishtes së avancuar, të cilit iu nënshtruan nxënësit e maturës shtetërore për këtë vit.

Ai u përzgjodh nga gjysma e tyre dhe sot, 2 javë pas provimit, janë publikuar rezultatet.
Nga rreth 37 mijë maturantë që iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore këtë vit, vetëm 5 mijë prej tyre kanë arritur nivel maksimal, duke u vlerësuar me notën 10, ndonëse të përshkallëzuar.

Ndërkaq, vetëm një përqindje shumë e vogël rezultojnë të saktë në të gjitha përgjigjet, duke marrë 10 absolute.

Rezultatet janë shumë të ulëta në krahasim me një vit më parë.

Rreth 2700 ngelës në klasë ishin një vit më parë e 2100 sivjet. Çuditërisht 50 për qind e mbetësve të të dyja viteve praktikisht nuk dinë asgjë, pasi janë vlerësuar me 4:00, duke mos iu afruar aspak pragut kalues.

Të dhënat i referohen anglishtes, e cila jepet nga pjesa dërrmuese e maturantëve, por aty përfshihen edhe rezultatet e gjuhëve të tjera të huaja: frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.
Pas tri testimeve, maturantët-kandidatë për në universitete do t’u nënshtrohen këtë të premte dy provimeve me zgjedhje. Pas qytetarisë, gjuha e huaj është më e preferuara për ta. Mbi 12 mijë maturantë e kanë anglishten avancë një prej provimeve të datës 23 qershor.

VLERËSIMET

  • Nota 10 – 5103 maturantë
    • 233 nxënës vlerësohen me 10.00
    • Nota 9 – 12.911 nxënës
    • Nota 8 – 4975 nxënës
    • Nota 6 dhe 7 – 9 mijë nxënës
    • Nota 5 – 2780 nxënës
    • Nota 4 – 2093 nxënës
    • 1020 nxënës vlerësohen me 4.00
Komento
Shperndaje