Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Daçiç: Kosova jashtë UNESCO-s, fitore e madhe e Serbisë

Daçiç: Kosova jashtë UNESCO-s, fitore e madhe e Serbisë
April 10
14:24 2016

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Manastirin e Graçanicës, zv/kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Serbia ka siguruar një fitore të madhe në UNESCO duke penguar anëtarësimin  e Kosovës, – shkruan “Kosova Press”.

Ai tha për mediat se ndodhet sot në Kosovë për çështje me rëndësi për shtetin, kishën dhe popullin, siç janë vlerat kulturore që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s, pasi sipas tij kjo pasuri kulturore dhe fetare është shumë domethënëse.

“Siç e dini, ne kemi arritur një fitore të madhe në UNESCO, meqë kemi arritur të pengojmë anëtarësimin e Kosovës, e cila pa asnjë marrëveshje mes nesh ka tentuar të bëhet anëtare e kësaj organizate dhe konsiderojmë se kjo është një temë shumë e rëndësishme për të cilën duhet të bisedojmë, sepse është një çështje e rëndësisë së veçantë për popullin serb, kishën ortodokse serbe dhe shtetin e Serbisë dhe çdo vendim i njëanshëm mund të sjellë vetëm pasoja të dëmshme”, – ka deklaruar ai.

Etiketimet
Shperndaje