Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cristiano Ronaldo-Real Madrid, së shpejti divorc?

Cristiano Ronaldo-Real Madrid, së shpejti divorc?
April 22
09:58 2017

Është një nga futbollistët më të mirë të të të gjitha kohërave dhe absolutisht një nga më të mirët për momentin.

Por një informacion i fundit i shpërndarë nga mediat spanjolle duket se nuk do t’i pëlqejë aspak sulmuesit portugez të Realit të Madridit.

Së fundmi është propozuar si drejtor i ri sportiv i Realit të Madridit ish-drejtori i Sevillas, Monchi, i cili ka thënë se madrilenët duhet ta shesin Ronaldon.

Mendohet se marrëveshja mes tij dhe Realit do të arrihet në fund të këtij sezoni.

Monchi dallohet për rekrutimet e tij të jashtëzakonshme të lojtarëve të rinj me fitim të madh, shkruan media britanike “The Sun”.

Te Sevilla ai ka arritur suksese të mëdha vitet e fundit, përpos këtij viti kur u eliminuan në Champions League nga Leicester City.

Emri i tij i plotë është Ramon Rodriguez Vadejo dhe dallohet për blerjen e lojtarëve të shkëlqyer me çmime të ulëta.

Dani Alves, Rakitiç apo Luis Fabiano, janë 3 prej blerjeve të tij nga të cilët klubi përfitoi 130 milionë £.

Mendohet se Reali do ta punësojë drejtorin sportiv për t’i dhënë një zgjidhje çështjes Ronaldo, i cili tashmë në moshën 32-vjeçare, ndoshta mund të ketë një rënie të vlerës në treg apo numrit të golave të shënuar.

Një lajm i tillë mund të jetë i mirëpritur nga Manchester United, që e ka kërkuar me insistim rikthimin e idhullit të tyre.

Gjithashtu, Karim Benzema mund të jetë në listën e shitjes së drejtorit të ri, bashkë me Sergio Ramos dhe Luka Modric.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje