Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cristiano Ronaldo reagon për herë të parë publikisht për akuzat e përdhunimit

Cristiano Ronaldo reagon për herë të parë publikisht për akuzat e përdhunimit
October 04
14:58 2018

Futbollisti portugez ka qenë në qendër të mediave këto kohë jo për shkak të performancave të tij në fushë por për shkak të akuzave për përdhunim.

Ai është duke u përballur me një padi nga një ish modele, Kathryn Mayorga, e cila pretendon se në vitin 2009 ylli i Juventusit ka përdorur forcë për ta detyruar të kryejnë marrdhënie seksuale. Ronaldo në një video live në Instagram para pak ditësh tha se nuk ishte i shqetësuar për këto thashetheme por tani që policia e Las Vegasit ka rihapur hetimin për këtë çeshtje mesa duket është detyruar të dalë me një deklaratë publike.

Në një postim në Twitter fituesi i Topit të Artë thotë “ I mohoj totalisht akuzat që më bëhen. Përdhunimi është një krim i tmerrshëm që shkon kundër natyrës time dhe asaj që besoj. Edhe pse dua të pastroj emrin tim nga të tilla akuza, refuzoj të ushqej median e spektaklit të krijuar nga njerëz që duan të promovojnë veten e tyre në kurrizin tim”. Më pas ai bëri dhe një postim tjetër ku shtoi  “Ndërgjegja ime e pastër më lejon të pres me qetësi rezultatet e hetimeve”.

Kështu Cristiano nuk duket aspak i shqetësuar nga lufta që avokatet e tij po bëjnë në gjykatë për ta pastruar nga akuzat. 33 vjeçari u pa mbrëmjen e djeshme në stadiumin e Allianz nën shoqërinë e të dashurës së tij Georgina dhe djalit të tij teksa shihte skuadrën e Juventus të ndeshej me Young Boys. Detaje të tjera nga kjo histori priten të mësohen shumë shpejtë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje