Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cristiano Ronaldo: “Jemi fitues me meritë”

Cristiano Ronaldo: “Jemi fitues me meritë”
April 19
08:07 2017

Ndeshja e djeshme e çerekfinaleve të Champions League mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut ka shkaktuar një valë polemikash që lidhen me vendimet e gjyqtarit të takimit Kassai.

Kjo për faktin se 2 prej golave të Realit të shënuar nga Cristiano Ronaldo duket se kanë qenë në pozicion jashtë loje.

Me 5 gola në dy ndeshje kundër Bajern Mynih, Cristiano Ronaldo u bë protagonisti kryesor i kualifikimit të Real Madrid dhe sipas portugezit, gjithçka ishte më se e merituar.

“E dinim që nëse nuk do të luanim mirë, Bajerni mund të të bëjë gol në çdo fushë. Ata treguan që janë një ekip i shkëlqyer, por Madridi është Madridi. Në pjesën e parë mund të shënonim një apo dy gola, ashtu si në të dytën, por pësuam gola të tillë. Ky Real është mësuar të vuajë”,- tha ai pas sfidës.

“Reali ishte më i miri në fushë, pa dyshim nuk është e lehtë t’i shënosh 6 gola Bajernit dhe ne e merituam plotësisht. Jemi fitues me meritë”,- deklaroi Ronaldo.

I pyetur nëse kishte ardhur koha që tani t’i vinin një rruge në Madrid emrin e tij, Ronaldo u përgjigj duke qeshur.

“Një rrugë me emrin tim? Jo, dua vetëm që të mos më vërshëllejnë, asnjëherë nuk mendoj për gjëra të tilla. Jam gjithmonë me të mirën, më pëlqejnë gjërat pozitive. Ekipi u paraqit mirë, luajtëm mirë e sigurisht jam i lumtur për golat”, – tha Ronaldo i cili u bë lojtari i parë që kalon shifrën e 100 golave në Ligën e Kampioneve.

Për këtë ndeshje reagoi edhe Frank Ribery në rrjete sociale ku shkruante se i kishin hedhur në kosh 1 vit punë me 2 gabime qesharake të arbitrit. Fansat i kanë kujtuar futbollistit takimin e vitit të kaluar me Juventusin, ku u bënë disa padrejtësi në dëm të italianëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje