Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cristiano Ronaldo e pranon lindjen e 2 fëmijëve të tij nga nëna surrogate

Cristiano Ronaldo e pranon lindjen e 2 fëmijëve të tij nga nëna surrogate
June 29
11:23 2017

Ylli i Realit të Madridit dhe Kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo, e ka pranuar lindjen e dy djemve binjakë nga një nënë surrogate.

Ai u lejua të kthehet në shtëpi nga Kupa e Konfederatave të FIFA-s pas lajmit se ishte bërë baba për herë të dytë.

“Isha në shërbim të ekipit kombëtar, siç ndodh gjithmonë, me trup dhe shpirt, edhe pse e dija se dy djemtë e mi kanë lindur. Jam shumë i lumtur që mund të jem me fëmijët e mi për herë të parë”, – u shpreh futbollisti 32-vjeçar në rrjetet sociale.

Fillimisht, mediat portugeze thanë se 2 fëmijët janë djalë dhe vajzë e quhen Mateo e Eva, por mesa duket janë të dy djem nga vetë konfirmimi që ka dhënë futbollisti.

Familja e Cristiano Ronaldos pritet të bëhet edhe më e madhe me lindjen e fëmijës që pret e dashura e tij Georgina Rodriguez, e cila flitet se është 5 muaj shtatzënë.

Ronaldo do të mungojë në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave që Portugalia do ta luajë kundër Gjermanisë ose kundër Meksikës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje