Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CR7 nuk ka dyshime: “Me Juventusin do të fitoj Champions League dhe djali im do të bëhet si unë”

CR7 nuk ka dyshime: “Me Juventusin do të fitoj Champions League dhe djali im do të bëhet si unë”
August 22
16:03 2018

Cristiano Ronaldo, sulmuesi i ri i Juventusit ka bërë disa deklarata të cilat janë shpërndarë me shpejtësi nga “Gazzetta dello Sport” sepse përmbanin disa mesazhe mjaft të rëndësishme për të ardhmen e ekipit por edhe përsa i përket jetës personale të Ronaldos.

“Dua të fitojë Ligën e Kampionëve me Juventusin. Ne do të përqëndrohemi tek ajo dhe me shokët e mi të skuadrës hap pas hapi do të mundohemi ta fitojmë, nëse këtë vit jo, vitin e ardhshëm ose pas dy vitesh… Objektivi për klubin është ta fitojë kampionatin, Kupën e Italisë dhe sigurisht të bëjmë më të mirën për Ligën e Kampioneve.

Ndërsa përsa i përket të birit ai është shprehur: “Atij i pëlqen të bëhet si unë, është një fëmijë shumë kërkues dhe nuk i pëlqen të humbasë dhe jam i sigurt 100% se do të bëhet si unë. Më pëlqen t’i mësoj disa gjëra por në fund ai do të zgjedhë se çfarë do të bëjë dhe gjithmonë do të ketë mbështetjen time. Por sigurisht unë do të doja që ai të bëhet një futbollist sepse mendoj se edhe ai e ka këtë pasion. Është i fuqishëm, i shpejtë ka teknikë dhe goditje të fortë. Unë nuk do t’i bëj presion atij por natyrisht do të ishte një ëndërr për mua që ta shoh atë një ditë të bëhet një futbollist.”- ka përfunduar CR7.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje