Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Corriere della Sera”: Shqipëria, kopshti i drogës për Europën

“Corriere della Sera”: Shqipëria, kopshti i drogës për Europën
November 17
13:20 2016

Në një artikull të publikuar së fundmi nga gazeta e mirënjohur italiane “Corriere della Sera”, Shqipëria trajtohet si burimi kryesor i hashashit për Europën.

Sipas artikullit të publikuar, vetëm këtë vit nga janari deri tani, në 42 misione të zhvilluara janë zbuluar 753 plantacione marijuane në një territor prej vetëm 213 mijë hektarësh.

Artikulli nis me një përshkrim të një episodi të vitit 2004, kur në fshatin Lazarat u qëllua me kallashnikov një helikopter i Guardia di Finanzia-s italiane.

E më pas shpjegohet se problemi i drogës në Shqipëri përherë ka qenë i pranishëm, por vitin e fundit ka pasur një shpërndarje në territor si asnjëherë më parë.

“Arrestimi i personave që bëjnë transportin apo që e kultivojnë nuk është i mjaftueshëm. Duhet të shkohet te kokat që japin urdhrat.  Ata trafikojnë drogën nga Shqipëria në Itali. E në rast se ndiejnë rrezik, kthehen në Shqipëri për t’u fshehur. Qarkullon fjalë se me 400 mijë €, një person i kërkuar në Shqipëri arrin të qetësojë ujërat e të lëvizë lirisht në territor pa u kapur. Në liri të plotë”,- shkruan artikulli.

Një kile marijuanë në Shqipëri blihet me 300 euro e në Itali kap shifra që variojnë nga 1300 në 1800 €.

Përkthyer nga redaksia e /Blitz.al/

Komento
Shperndaje