Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CNN: ISIS kishte një plan më ambicioz, në shënjestër disa vende

CNN: ISIS kishte një plan më ambicioz, në shënjestër disa vende
September 05
17:57 2016

Shteti Islamik kishte planifikuar që të shkaktonte një kasaphanë të vërtetë gjatë sulmeve në Paris në nëntor 2015. Sipas CNN, sulmet në Paris ishin parashikuar të ishin më të rënda dhe të ndiqeshin nga të tjera sulme në vende të tjera të Europës.

CNN ka mundur të sigurojë mijëra faqe dokumentesh dhe fotografi të përdorura gjatë hetimeve të kryera në Europë dhe konkretisht informacione të mbledhura nga burime të afërta të hetuesve në Paris, të cilët kanë ofruar detaje rreth sulmeve terroriste.

Dokumentet zbulojnë informacione të reja rreth sulmeve në Francë dhe për një terrorist të dyshuar, i papërfolur më parë nëpër media, për të cilin autoritetet pretendonin se ishte pjesë e një qelize terroriste në Paris dhe që qarkulloi lirshëm për muaj me radhë pas sulmeve të nëntorit 2015. Bëhet fjalë për Abid Tabaouni, i arrestuar në muajin korrik.

“Është gjithnjë e më e sofistikuar metoda që ISIS përdor për kryerjen e sulmeve. Është ngritur një sistem i ndërlikuar dhe është siguruar edhe mbështetje logjistike”, – është shprehur ndër të tjera një analist. Një zyrtar i lartë europian bëri me dije se pas hetimeve të kryera lidhur me sulmet në Paris, është zbuluar një plan më ambicioz për të goditur Europën.

”ISIS kishte planifikuar të sulmonte Holandën dhe të kryente sulme të tjera në qytete të Francës, përfshirë qendrat tregtare dhe supermarketet në Paris”,- është shprehur ai.

Dokumentet e siguruara flasin edhe për një përdorim të gjerë të platformave të ndryshme të rrjeteve sociale që terroristët përdorin, përfshirë këtu: Viber, Telegram dhe WhatsApp. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje