Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CNN: Franca arrin në fund të mundë Shqipërinë

June 16
11:23 2016

...

...
Picture 1 of 5

Në një artikull kushtuar ndeshjes së djeshme të Kombëtares Shqiptare që u përball me vendin pritës Francën, CNN shkruan fillimisht “Nëse nuk mund të jesh i mirë, je me fat”, referuar fitores së francezëve, e arritur në minutat e fundit të ndeshjes.

Më tej, shkruhet se ndeshja e djeshme ishte një “deja vu” për Francën, e cila përpara Shqipërisë u përballe me Rumaninë në rrethana të ngjashme. “Në fund të fundit, Franca është një ekip që e nisi turneun si një nga të preferuarat, një ekip i bekuar me disa prej talenteve të futbollit. Megjithatë në përballjen me Shqipërinë, ishte e dhimbshme të shihje se si në pjesën e parë pati veç një mundësi për të shënuar.”, shkruhet në vijim të artikullit.

Ndërsa francezja “Le Equipe” e cilëson përballjen e djeshme si të vështirë për Francën, për shkak të përshtatjes së taktikës. “Ekipi i Francës vazhdon të fitojë, madje edhe në kohë të vështira”, shkruhet referuar përballjes me kuqezinjtë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje