Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmenduria për Cristiano Ronaldon, oferta marramendëse nga Kina që tundon futbollistin

Çmenduria për Cristiano Ronaldon, oferta marramendëse nga Kina që tundon futbollistin
June 09
09:01 2017

Kina e ka vërtetuar se po bën çmenduri në ekonomi dhe në futboll pasi ia ka dalë mbanë të marrë disa prej yjeve të futbollit në kampionatin e saj vendas për të tërhequr vëmendjen.

Pas finales së Cardiff-it dhe fitores së Champions League, portugezi Cristiano Ronaldo ka marrë një ofertë marramendëse që mund ta tundojë seriozisht.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Ronaldo ka marr një oferte prej 200 milionë eurosh nga një klub në Superligën Kineze, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Portugezi ka qenë edhe më parë objektiv për një numër skuadrash nga Kina të pasura me para të gatshme, megjithëse ka hedhur poshtë spekulimet.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra pasi rroga e majme e ofruar për yllin portugez mund të lëkundë kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2021.

Ronaldo thuhet se ka në tavolinë një ofertë me vlerë prej plot 120 milionë eurosh në vit, duke u bërë dukshëm lojtari më i paguar në botë.

Natyrshëm për të kryer një transferim të tillë duhet të jetë dakord edhe presidenti Florentino Perez, që vështirë se mund të pranojë që Ronaldo ta largohet nga madrilenët pas disa sezoneve të suksesshme.

Javën e ardhshme pritet që menaxherët e klubit kinez të udhëtojnë drejt Madridit. Fjalë të kësaj natyre ka përherë mbi futbollistin që pritet të fitojë topin e 5-të të artë këtë vit dhe që nuk dihet nëse do të pranojë ose jo paratë mbi futbollin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje