Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmenduria, çiklisti 105 vjeçar përshkon distancë të paimagjinueshme

Çmenduria, çiklisti 105 vjeçar përshkon distancë të paimagjinueshme
January 04
19:06 2017

Mund të mos jetë çiklisti më i shpjetë në pista të mbyllura, por padyshim është më i vjetri.

Robert Marchand është 105 vjeç dhe sapo ka përshkruar distancën më të madhe në harkun kohor të një ore.

Çiklisti francez ka kryer 22.5 km në një orë, në velodromin e pistës kombëtare në Francë, duke marrë vendin e parë për kategorinë e mbi 100 vjeçarëve.

Trajneri i tij personal tha se ai mund të kishte regjistruar një kohë më të mirë, nëse do të ishte më i vëmendshëm të shikonte shenjën që tregonte se kishte edhe 10 minuta deri në fund të garës.

“Këmbët e mia nuk më dhembin. Më dhembnin vetëm krahët, por jo nga lodhja, por nga reumatizma”,- tha pas garës Marchand.

Më herët në vitin 2012, çiklisti ka vendosur një rekord më të mirë gare për të njëjtën kohë. Këtë herë ai nuk mundi ta thyejë rekordin e vjetër, kjo pasi edhe vetë para garës e kishte cilësuar të vështirë, pasi rendimenti fizik nuk është i njëjtë si 5 vite më parë.

“Nuk jam këtu për të qenë kampion, por për të treguar se edhe një 105 vjeçar mund të garojë me biçikletë”,- tha çiklisti ndër të tjera.

Çiklisti shpenzon 1 orë në ditë duke u stërvitur, konsumon pak mish, pak kafe gjatë ditës, dhe shumë fruta dhe perime.

Ai ka qenë në burg gjatë Luftës së II Botërore, dhe më vonë boksier. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje