Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmendet Inter: “Duam Messi-n”

Çmendet Inter: “Duam Messi-n”
November 30
10:22 2016

Mëngjesin e sotëm, gazeta e njohur sportive italiane, “Corriere dello sport” hapet me kryetitullin “Messi te Inter”, duke iu referuar një interviste që ka dhënë presidenti i firmës së gomave “Pirelli”, Marco Tronchetti.

Ky i fundit është shprehur se do të tentojë një goditje të artë në merkato dhe ëndrra në sirtar është Leo Messi. “Ëndrra është Leo dhe ndonjëherë ëndrrat realizohen”, – ka thënë Tronchetti, i cili ka përmendur edhe faktin se ylli argjentinas së fundmi nuk ka rinovuar me Barcelonën, situatë që ka sjellë ëndërrimet e shumë klubeve në botë për të pasur shërbimet e “pleshtit”.

Me superfuqinë ekonomike të Suning, që bleu Inter pak muaj më parë gjithçka është e mundur, edhe pse bilanci financiar dhe borxhet e Interit nuk i lejojnë shpenzimet marramendëse.

Më tej Tronchetti ka thënë: “Interi ka lojtarë të mëdhenj dhe nuk ka arsye që Messi të mos vijë. Mjafton vetëm pak qëndrueshmëri dhe siguri në lojë”. /Blitz.al/

messi

Komento
Shperndaje