Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmendet Ibra: “Unë, mbreti i Suedisë”

Çmendet Ibra: “Unë, mbreti i Suedisë”
January 10
14:39 2017

Jemi mësuar tashmë me çmenduritë e sulmuesit shtatlartë boshnjako-suedez Zlatan Ibrahimoviç si brenda fushës ashtu edhe jashtë saj.

Së fundmi ai e ka shpallur veten si mbret i Suedisë.

Në një foto të publikuar në Instagram-in personal, ai paraqitet me veshjen e mbretit dhe poshtë saj ka vendosur dixhiturën Carl XVII Guztaf, që është mbreti aktual suedez, por fytyra është e sulmuesit të Manchester United.

Pak kohë më parë ai u vetëshpall si zot i futbollit e tashmë ka kaluar në stadin e mbretit. Një hap më pas, mesa duket…Çfarë ka ndodhur Zlatan?

Ibrahimoviç njihet për arrogancën e tij në fushën e lojës dhe tashmë në moshën 34-vjeçare ai e shpall veten si një ndër sulmuesit më të mirë në botë herë pas here. /Blitz.al/

zlatan

Komento
Shperndaje