Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çlirimi i Mosulit nga ISIS-i, Iraku shprehet optimist

Çlirimi i Mosulit nga ISIS-i, Iraku shprehet optimist
October 20
10:45 2016

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka bërë të ditur se operacioni për rimarrjen e qytetit irakian të Mosulit nga të ashtuquajturit militantë të Shtetit Islamik po zhvillohet më shpejt nga ç’ishte planifikuar.

Sipas udhëheqësit irakian, trupat ushtarake kanë depërtuar në qytet më shpejt nga ç’mendohej. Këto komente ai i bëri pas operacionit të ndërmarrë në veri dhe lindje të Mosulit. Ushtrisë së Irakut i janë bashkuar edhe forcat speciale.

Mosuli ka qenë nën kontrollin e ISIS-it që nga viti 2014 dhe cilësohet si i fundit bastion më i madh që kontrollohet nga militantët. Ofensiva ushtarake nisi ditën e hënë. Mendohet se 1.5 milionë njerëz ndodhen ende në qytet. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje