Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cili është vendi ku myslimanët agjërojnë për 22 orë me radhë?

Cili është vendi ku myslimanët agjërojnë për 22 orë me radhë?
June 09
15:50 2017

Myslimanët që jetojnë në Islandë i kalojnë ditët në Ramazan duke bërë agjërimin më të gjatë në botë prej rreth 22 orësh.

Afërsisht 1.500 myslimanë që jetojnë në Islandë hapin iftarin thuajse në mesnatë, teksa koha për lënien e ushqimit është rreth orës 02:00. Megjithatë, myslimanët nuk ankohen aspak nga ky agjërim që zgjat rreth 22 orë.

Pas faljes së namazit, ata shpërndajnë nëpër tryeza ushqimet e përgatitura së bashku dhe kalojnë në ngrënien e iftarit. Myslimanë nga vende të ndryshme, që jetojnë në Islandë dhe refugjatë të porsaardhur e bëjnë iftarin së bashku.

Rreth 1.500 myslimanët që jetojnë në Islandë përbëjnë 0.5 për qind të popullsisë së këtij vendi, i cili ka popullsi prej 330 mijë banorësh. Shumica e tyre në këtë vend janë refugjatë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje