Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cili është mesazhi në Whats app që mund t’ju bllokojë telefonin dhe si duhet të veprojmë?

Cili është mesazhi në Whats app që mund t’ju bllokojë telefonin dhe si duhet të veprojmë?
May 10
14:14 2018

“Nëqoftëse prekni  pikën e zezë Whatsapp do të bllokohet”. Ky është mesazhi që mund të ketë ardhur në celularin tuaj ose ka shumë gjasa të arrijë së shpejti. Mund të shfaqet si një mesazh që është dërguar nga një kontakt i juaju i besueshëm por tregohuni të kujdesshëm. Mos e prekni atë mesazh dhe sigurisht mos prekni pikën e zëzë, sepse ndodh ajo që thuhet Whats app do të bllokohet.

Ky është mesazhi i ri që konsiderohet si “mesazhi vrasës” që vjen në Whats app por edhe në Messenger dhe mund të shkatërrojë pajisjen tuaj, dhe sa më të vjetër të jenë ata aq me vështirësi e zgjidhin problemin.

Kjo ndosh sepse në momëntin që ju e hapni atë sms ose prekni pikën e zezë fshehë një linjë të përbërë nga 1.996 karaktere që janë të padukshme dhe në momentin që ju do prekni telefonin  tuaj ato përplasen dhe krijojnë një bllokim të telefonit.

Probleme të mëdha shfaqin telefonat celularë që janë më pak të fuqishëm. Ndërsa Smartphonat dhe Iphone të gjeneratës së fundit kanë një kapacitet përpunimi të të dhënave që nuk shkon në një linjë me karakteret e huaja që mund të futen në telefonin tuaj. Por asgjë nuk është e vërtetuar tërësisht sepse kjo mund ti ndodh edhe atyre. Nuk duhet të krijojmë panik pasi dëmi është i përkohshëm por gjithsesi duhet të tregohemi të kujdesshëm.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje