Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilët qytete shqiptare rrezikojnë të goditen nga tërmetet?

Cilët qytete shqiptare rrezikojnë të goditen nga tërmetet?
August 27
09:17 2016

 

Sizmologu Rrapo Ormeni ka thënë se qytetet shqiptare përgjatë vijës bregdetare rrezikojnë të goditen nga tërmetet. Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë disa prej qyteteve ku vala e lëkundjeve është më e lartë dhe këto qytete bëjnë pjesë në “zonën e kuqe”.

Gjithashtu rrezikohet edhe një brez tjetër ku bëjnë pjesë Elbasani, Dibra, Lushnja dhe Shkupi. Predispozita për lëkundje sizmike në këto zona lidhet me faktin se janë goditur edhe me parë.

Sipas sizmologut Rrapo Ormeni në qoftë se bie tërmet duhet të jeni të qetë dhe të futeni nën një objekt përshembull nën një tavolinë. Është mirë që pas goditjes së parë të dilni menjëherë jashtë sepse lëkundjet përsëriten. Në qoftë se jeni jashtë qëndroni në një vend të zbuluar./Blitz.al/

Komento
Shperndaje