Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cilën media besojnë shqiptarët? Ja çfarë thotë raporti i BE-së

Cilën media besojnë shqiptarët? Ja çfarë thotë raporti i BE-së
June 08
13:46 2017

Komisioni Europian ka publikuar raportin më të fundit mbi besueshmërinë e mediave në 2017-n.

Në bazë të rezultateve të këtij raporti, 21 nga 33 shtete besojnë më shumë te radio, ndërsa 11 të tjera ku bën pjesë edhe Shqipëria besojnë te televizioni.

Pra, në bazë të raportit, shqiptarët janë ende ndër popujt që shohin televizionin për të marrë informata më të sakta në krahasim me mediat e tjera në treg.

Nuk ndodh e njëjta gjë  me europianët pasi pjesa dërrmuese e tyre ndjekin radion dhe i cilësojnë lajmet e saj si më të besueshme, ndërkohë që nga ky trend ndryshon Greqia dhe Qiproja që janë të prirur të besojnë mediat online në internet.

Njësoj si Shqipëria me besueshmëri në televizione janë edhe Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria.

 

Kujtojmë se një nga faktorët që ndikon në mosbesimin ndaj mediave online janë të ashtuquajturat  “Fake News”, që ishin termi që u bë më së shumti popullor gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Amerikë dhe referendumit për anëtarësinë e Britanisë në BE.

Të dyja fushatat politike ishin të prekura nga lajmet e trilluara të cilat bëheshin virale në rrjetet sociale.

Kompania Facebook u përball me një problem shumë të madh në luftën kundër përhapjes së lajmeve të rrema. Kjo përfshinte publikimin e këshillave se si të dalloje një lajm të rremë, krijoi një mjet për identifikimin e trillimeve dhe punësoi agjenci që do të kontrollonin faktet, në mënyrë që të ndalonin lajmet e rreme përpara se të përhapeshin ngado.

Megjithatë, duket se dëmi i madh tashmë është bërë, për sa kohë mbetet shqetësim i Europës.

Deri tani media sociale është më pak e besuara në të gjithë kontinentin, sipas të dhënave të mbledhura nga Komisioni Europian.

Vetëm 36% e qytetarëve të Bashkimit Europian u besojnë mediave sociale dhe vetëm 21% e tyre u besojnë rrjeteve sociale.

Në secilin prej 33 vendeve të BE-së të anketuara nga Komisioni Europian, numri i atyre që nuk besonin në mediat sociale i tejkalonte ata që e bënin.

Vendet që besonin më pak në lajmet e përhapura në mediat sociale ishin Franca dhe Suedia, sipas analizës së të dhënave të Bashkimit Europian të transmetimit në raportin e 2017-s për besueshmërinë në media.

Analiza tregon se besimi tek interneti në përgjithësi është dobësuar.

 

Komento
Shperndaje