Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cila është femra që mund të acarojë marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë?

Cila është femra që mund të acarojë marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë?
March 21
12:44 2016

nadia-savchenko

 

Nadia Savachenko është shpallur fajtore për vrasjen e dy gazetarëve rusë. Sipas prokurorëve, ajo urdhëroi goditjen që u mori jetën gazetarëve në Ukrainën Lindore për këtë arsye kërkuan një dënim me 23 vite burg.  Ngjarja ka ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë luftimeve mes forcave ukrainase  dhe rebelëve pro rusë. Savachenko, e cila është në grevë urie, pretendon se është rrëmbyer nga rebelët të paktën një orë para sulmit dhe më pas u është dorëzuar autoriteteve ruse. Dënimi do të jepet ditën e martë, pasi gjykata të argumentojë pse gjykon se pilotja është fajtore. Savachenko konsiderohet si një heroinë kombëtare dhe simbol i anti-Kremlinit. Në Rusi, televizioni shtetëror e ka përshkruar atë si një nacionaliste e rrezikshme ukrainase.

Shperndaje