Konsumimi i cigareve është kthyer në një problem serioz për shoqërinë ku ne jetojmë. Shumë persona kanë hasur në probleme të theksuara nga përdorimi i shumtë i cigareve, ndërsa si pasojë e tyre po përballen çdo ditë e më shumë me sëmundje të ndryshme.

Shqipëria ka një numër ta lartë të duhanpirësve, kjo e faktuar edhe nga shifrat e publikuara. Sipas “REL”, vendi ynë ka shkallën më të lartë të vdekjeve tek burrat si pasojë e përdorimit të cigares.

Rekordin për konsumin e cigares për banorë e mban Luksemburgu, ndërsa më pas vjen Bjellorusia dhe Maqedonia e Veriut, ku trendi i konsumit shihet gjithmonë në rritje.

Menjëherë pas tyre vjen vendi ynë, si një prej shteteve ku tymoset më shumë në Europë dhe ku cigarja lë më shumë viktima. /Blitz.al/

Burmi: Balkanweb