Blitz

 Breaking News

Çifti i të rinjve vetëhelmohen 5 ditë pas dasmës, ndërron jetë gruaja, rëndë bashkëshorti

Çifti i të rinjve vetëhelmohen 5 ditë pas dasmës, ndërron jetë gruaja, rëndë bashkëshorti
December 13
11:01 2019

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Librazhdin. Një çift i sapomartuar dyshohet se është vetëhelmuar dhe për pasojë 19-vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas “Balkanweb” bëhet fjalë për çiftin Rezarta Hajdari dhe Olsian Hajdari. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Burime i thanë gazetarit të “BalkanWeb”, Fatmir Popja se dy të rinjtë kishin vetëm pesë ditë që ishin martuar, ndërkohë mbeten ende mister shkaqet që i kanë shtyrë ata drejt këtij veprimi ekstrem.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila ka tronditur të gjithë qytetarët e Librazhdit është regjistruar në fshatin Xhyrë, ndërsa mësohet se ka qenë vetë nëna e djalit ajo që ka gjetur pa shenja jete nusen dhe të birin në gjendje kritike.

NJOFTIMI I POLICISE

Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, banues në fshatin Xhyrë , Librazhd, pasi dyshohet se janë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share