Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CIA: ISIS, rrezik shumë serioz edhe për Arabinë Saudite

CIA: ISIS, rrezik shumë serioz edhe për Arabinë Saudite
July 14
19:21 2016

“Shteti Islamik përfaqëson një rrezik serioz për Arabinë Saudite!”

Për këtë shprehet i bindur kreu i CIA-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John Brenner.
Sipas tij, sulmet e fundit të ndodhura gjatë muajit të Ramazanit kanë ‘vulën’ e Kalifatit.

Të paktën 2 të vdekur e 7 të plagosur ka qenë bilanci i 3 sulmeve të ndodhura ditët e fundit të muajit të shenjtë; njëri në Medinë, një tjetër në një xhami Shiite në Qatif, ndërsa i fundit në Jeddah, jo larg prej konsullatës së SHBA-ve në qytet.

“Besoj se të tre sulmet ishin një punë e ISIS!” – tha kreu i CIA-s në një event të organizuar në Washington.

“ISIS është një rrezik shumë, shumë serioz jo vetëm për Europën dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe brenda Arabisë Saudite! – shton ai.

Pak ditë pas sulmeve, Ministri i Brendshëm saudit deklaroi arrestimin e 19 të dyshuarve, mes të cilëve 12 pakistanezë!

Etiketimet
Shperndaje