Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Chelsea më pagoi 50 mijë £ për të heshtur mbi abuzimet seksuale”

“Chelsea më pagoi 50 mijë £ për të heshtur mbi abuzimet seksuale”
December 02
11:43 2016

Ish-lojtari i Chelsea-t, Gary Johnson, tha se Chelsea i ka dhënë atij 50 mijë £ për të heshtur lidhur me skandalet seksuale, pasi ai ishte abuzuar nga ish-shefi i klubit, Eddie Heath.

“Mendoj se të gjithë fansat duhet ta dinë atë që ka ndodhur. Siç më kanë paguar mua, me siguri kanë paguar shumë të tjerë për të mbajtur gojën mbyllur mbi këto skandale. Shpresoj që asnjë klub të mos lejohet të bëjë gjëra të tilla”,- tha Johnson.

FIFA ka nisur një monitorim të gjerë të futbollit britanik, pas disa intervistave të 20 ish-futbollistëve, të cilët rrëfyen se në rininë e tyre ishin abuzuar seksualisht.

Gjithashtu edhe Federata Angleze e Futbollit bëri me dije se po ndjek hap pas hapi situatën në bashkëpunim me autoritetet policore të ishullit, për të zbuluar më tepër për të shkuarën dhe atë që ndodh tashmë në futbollin e moshave në Britaninë e Madhe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje