Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Charlie Hebdo ironizon: “Je suis Panama”

Charlie Hebdo ironizon: “Je suis Panama”
April 06
10:36 2016

Skandali më i madh financiar i ditëve të fundit, i komentuar gjerësisht nga mediat botërore, nuk i ka shpëtuar as revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Revista satirike i ka kushtuar faqen e parë skandalit të Panamasë. Titulli kryesor “Terrorizëm Fiskal” shoqërohet me karikaturën e kopertinës ku shfaqen disa të pasur, me puro në gojë dhe unaza të mëdha, teksa mbajnë në duar parrulla si: “Unë jam Panama”, “Ata s’do mund të ndryshojnë mënyrën tonë të jetesës”, “Jo frikë”.

Revista satirike shiti me miliona kopje të saj nga numri i parë pas sulmit terrorist ndaj gazetarëve të saj, shënuar në Janar 2015.

Komento
Etiketimet
Shperndaje