Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Champions League, Real Madrid përballë Bayern, Juventus “mat forcat” me Barcelonën

Champions League, Real Madrid përballë Bayern, Juventus “mat forcat” me Barcelonën
March 17
12:33 2017

Real Madrid i ka fituar 3 takimet e fundit përballë bavarezëve të Bayern, përfshirë edhe gjysmëfinalet e sezonit 2013-2014, kur spanjollët drejtoheshin nga trajneri aktual i Bayern, Carlo Ancelotti. Në atë vit, Real Madrid fitonte në Gjermani me rezultatin 0-4.

Monaco dhe Dortmund nuk janë përballur kurrë më parë në një kompeticion të UEFA-s.

Atletico Madrid dhe Leicester City janë përballur edhe më parë, kur spanjollët i kanë fituar të dyja sfidat. Fillimisht janë ndeshur në vitin 1961-1962 në kupë, më pas në vitin 1997-1998 sërish në kupë.

Përballja e Juventusit dhe Barcelonës do të na rikthejë emocionet e finales së vitit 2013, kur triumfoi Barca, por është një rikthim edhe për ish-mbrojtësin katalanas Dani Alves.

Takimet e para luhen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill. Ndeshjet e kthimit janë në program një javë më pas (18 dhe 19 prill).

Çerekfinalet: 11/12 dhe 18/19 prill

Shorti i gjysmëfinaleve: 21 prill

Gjysmëfinalet: 2/3 dhe 9/10 maj

Finalja: Të shtunën, më 3 qershor, në Stadiumin Kombëtar të Uellsit në Cardiff.

Komento
Shperndaje