Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Champions League, buzëqesh Juventus, rikthehet derbi i Madridit

Champions League, buzëqesh Juventus, rikthehet derbi i Madridit
April 21
11:36 2017

U hodh sot në Nyon të Zvicrës shorti për gjysmëfinalet e Champions League, që do të zhvillohen në datat 2/3 dhe 9/10 maj. Përballjet gjysmëfinale do të jenë Real Madrid-Atletico Madrid dhe Monaco-Juventus.

Në letër shorti duket favorizues për italianët, që eliminuan në çerekfinale Barcelonën, ndërsa dëshira e të dyja skuadrave madrilene për të shmangur njëra-tjetrën para finales së madhe të Cardiff-it mbeti një dëshirë, pasi do të duhet të hahen dhëmbë për dhëmbë për një biletë në finale të këtij kompeticioni.
Reali do të presë në “Bernabeu” Atletikon më 2 maj, ndërsa Monaco në principatë Juventusin një ditë më vonë.

Ndeshjet e kthimit luhen një javë pas ndeshjeve të para.

Shperndaje