Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë do të ndodhë me pasaportat britanike? Britanikët “shpërthejnë” Google-in

June 24
19:54 2016

Kjo është pyetja e parë që vjen ndërmend pas rezultateve të referendumit të publikuar paraditen e sotme.

Me largimin nga Eurozona, pasaportat dhe avantazhet e të qenit pjesë e unionit, ikin gjithashtu me këtë vendim. Kompetencat që britanikët merrnin nga të qenit pjesë e  BE-së, si shembull liria e lëvizjes në vendet anëtare, do të ndryshojnë.

“Zyrat përgjegjëse ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë nëse individët duhet të aplikojnë për një pasaportë të re, por me shumë mundësi pasaporta aktuale mund të jetë funksionale për disa vite, derisa të skadojnë”,- shkruan “Mirror”. “Në rastet e aplikimit për një dokument do të pajisemi me version të ri të pasaportës, atë jo europian”.

Duket se paniku pas këtij referendumi ka pushtuar gjithë popullin britanik, bursën dhe tregjet financiare të cilat kanë pësuar menjëherë rënie drastike pas një vendimi të tillë.

Ndërkohë  “Google Trends” ka postuar në Twitter një status tek tregon se britanikët janë alarmuar nga referendumi, aq sa pyetjet e ditës më të kërkuara janë: Kush do ta zëvendësojë David Cameron? Çfarë do të thotë të largohesh nga Bashkimi Europian?

 

Shperndaje