Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çështja Tahiri shkon në Gjykatën e Lartë. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon sërish bllokimin e pasaportës

Çështja Tahiri shkon në Gjykatën e Lartë. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon sërish bllokimin e pasaportës
February 11
18:09 2018

Prokuroria e Krimeve të Rënda i është drejtuar Gjykatës së Lartë për t’i kërkuar bllokimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Në këtë mënyrë duket se organi i akuzës kërkon të rivendosë masën shtrënguese “ndalim jashtë vendi” për ish-ministrin, i cili po hetohet për trafikun e narkotikëve dhe lidhjet me grupin e Habilajve.

Pak kohë më parë Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e pasaportës për ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa më parë ajo ishte sekuestruar me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Tashmë i takon Gjykatës së lartë për t’u shprehur në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që organi i akuzës vijon hetimet.

Sipas të dhënave zyrtare nga Gjykata e Lartë për Syri.net rekursi në fjalë është depozituar në 7 Shkurt 2018. Ai mban si objekt “Caktimin e masës së sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Nga shorti i hedhur, ka rezultuar se relator i çështjes do të jetë gjyqtari Tom Ndreca, ndërsa ende nuk dihet se kur Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen.

Ish-ministri Tahiri po hetohet nga Krimet e Rënda për akuzën e “trafikut të narkotikëve në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal” dhe për “korrupsion i zyrtarëve të lartë”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje