Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çështja “Tahiri”, kush është dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë që u zbulua në mbledhjen me dyer të mbyllura

Çështja “Tahiri”, kush është dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë që u zbulua në mbledhjen me dyer të mbyllura
October 23
17:30 2017

Dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë, që ka treguar lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, nuk është më sekret, pasi prej të shtunës emri i saj ka dalë në media me gjasë nga një deputet i PS-së. Edhe pse emri i saj qarkullon gjithandej në respekt të statusit ‘e mbrojtur’, Opinion.al nuk e publikon. Mendohet se emri ka dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura ku ndodheshin vetëm prokurorët dhe anëtarët e Këshillit të Mandateve.

Ka qenë pikërisht dëshmia e saj që mendohet se ka krijuar bindjen e prokurorisë për lidhjen e Tahirit me trafikantët e drogës. Por sakaq thuhet se nuk është një dëshmitare e vetme por edhe 3 të tjerë që kanë treguar përpara prokurorëve për trafikun e drogës së Habilajve.

Shperndaje