Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çështja e teatrit, ndahen artistët; një pjesë e tyre takim me Kumbaron në Ministri

Çështja e teatrit, ndahen artistët; një pjesë e tyre takim me Kumbaron në Ministri
February 14
18:09 2018

Një përfaqësi e artistëve kanë zhvilluar një takim  në zyrën e ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ndërkohë që shumica e artistëve ndodhen në sallën e Teatrit Kombëtar, atje ku përfaqësuesja e qeverisë duhej të shkonte dhe të ballafaqohej me kërkesat dhe pretendimet e artistëve dhe aktorëve.

Bujar Asqeriu, i pranishëm në takimin me Kumbaron,  iu drejtua ministres së Kulturës duke i thënë se ajo duhej të shkonte të takonte artistët në sallën e Teatrit Kombëtar.

“E kishim lënë që ju do të vinit të ballafaqoheshit, të diskutonit me ne në sallën e Teatrit Kombëtar dhe jo që ne do të vinim në zyrën tuaj”, i tha aktori i madh, Bujar Asqeriu, ministres Kumbaro.

Ndërkohë, Artan Imami u shpreh:  “Bashkohem me protestën dhe më duket e padrejtë që ne të shkojmë te Turbina, ndërsa TOB të vijë në godinën e Teatrit Kombëtar”, tha Imami. Në vijim ai shtoi se i vinte turp kur takonte aktorë të huaj, pasi gjendja ku ndodhet Teatri Kombëtar është skandaloze.

Ministrja e Kulturës është shprehur se pr/ligj përmban dy tre ndryshime nga ligji aktual, duke shtuar se arsyeja sepse ky ligj është hedhur në publik synon pikërisht njohjen e tij. /Blitz.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje