Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çështja çame, BE – Greqisë: Dialogoni me Shqipërinë

Çështja çame, BE – Greqisë: Dialogoni me Shqipërinë
September 30
17:01 2016

Një ditë pas deklaratës të ashpër të Athinës zyrtare, që e cilësoi si të patolerueshme deklaratën e komisionerit europian Johannes Hahn lidhur me çështjen çame, ka reaguar Brukseli.

Në reagimin e tij, Bashkimi Europian nxit dialogun dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet e mbartura mes dy vendeve.

“Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin e palës greke për të caktuar një platformë e cila mund të lejojë më shumë dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy shteteve”, – është shprehur ndër të tjera zëdhënësja Maja Koçijançiç.

Më tej, ajo shprehet se komisioneri inkurajoi të dyja vendet që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe se janë të informuara lidhur me qëndrimet e Shqipërisë dhe Greqisë për të thelluar dialogun, ndaj kërkohet që të shmangen keqkuptimet e mundshme. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje