Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Certifikata e vdekjes në gjykatë mbyll hetimet për Ervin Dalipajn

Certifikata e vdekjes në gjykatë mbyll hetimet për Ervin Dalipajn
May 19
15:00 2017

Nga Anduena Llabani

 

Gjykata vendosi pushimin e çështjes në ngarkim të ish-policit Ervin Dalipaj (foto e dytë) i vrarë në një atentat së bashku me Juxhin Dautajn (foto e parë), 3 javë me parë në Sukth të Durrësit.

Dalipaj ishte i pandehur për akuzën e rrëmbimit dhe vrasjes së Gazmend Çollakut së bashku me Denis Shtrazën ndaj të cilit gjyqi do të vazhdojë normalisht.

Në seancën e kësaj të premteje të zhvilluar me dyer të mbyllura prokurori ka paraqitur certifikatat e vdekjes së Ervin Dalipajt dhe në bazë të ligjit gjykata është e detyruar të pushojë procesin.

Sa i përket ngjarjes së rëndë të vrasjes së tyre, dy viktimat po udhëtonin me një makine tip “Audi”, kur një breshëri automatiku ka dalë nga një makinë tjetër që po i ndiqte.

Dalipaj dhe Dautaj sapo kishin dalë nga një servis në rrugën dytësore në Sukth dhe po ecnin në drejtim të Sukthit për të arritur hyrjen e autostradës, me qëllim për të udhëtuar drejt Tiranës.

Pasi u qëllua nga një person, që ndodhej në një makinë ngjyrë të zezë, e cila është parë nga disa dëshmitarë, “Audi A6”, me të cilën udhëtonin dy viktimat doli nga rruga dhe pas afro 20 metrash, përfundoi në autostradë.

Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për vrasjet.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje