Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cërrik, hyn fshehurazi në banesë dhe ngacmon seksualisht 18-vjeçaren

Cërrik, hyn fshehurazi në banesë dhe ngacmon seksualisht 18-vjeçaren
April 25
09:58 2016

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin 26-vjeçar Halit Mëhalla, banues në fshatin Klos të Cërrikut. Ai akuzohet se ka hyrë fshehurazi në një banesë dhe ka ngacmuar seksualisht një 18-vjeçare.

“Ky shtetas u ndalua nga efektivat e policisë, pasi dyshohet të jetë futur në banesën e shtetasit F.S, 51-vjeç dhe të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e shtetasit F.S, shtetasen E.S, 18-vjeçe”,- thuhet në njoftimin e policisë.

I ndaluari akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vepra të turpshme”  dhe  “Dhunimi i banesës” parashikuar nga nenet 108/a  dhe 112 të  Kodit  Penal. Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Etiketimet
Shperndaje