Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cenuan sigurinë e burgut në Fier, arrestohen tre persona të dehur

Cenuan sigurinë e burgut në Fier, arrestohen tre persona të dehur
May 31
11:30 2016

Tre shtetas janë vënë në prangat e policisë pasi tentuan të cenojnë sigurinë në burgun e Fierit. U krye arrestimi i shtetasve: Altin Patoku, 41 vjeç, Arber Fejzulla, 31 vjeç dhe Blenard Fejzulla, 36 vjeç, i dënuar në mungesë me 15 vite burg për “trafik droge”.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shkuar në I.E.P.V e Fierit dhe kanë ofenduar stafin e Policisë së Burgut. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth 15:15 minuta ku tre të ndaluarit ishin në gjendje të dehur. Ata kanë reaguar ashpër ndaj punonjësve kur këta të fundit i bënë me dije se orari i vizitave kishte përfunduar.

Sipas kreut të këtij institucioni, Arjan Hasani, ky është një rast i paprecedentë ndaj një institucioni të lartë të sigurisë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të rendit që kanë vënë menjëherë në pranga tre shtetasit. Rezultoi se 36-vjeçari Blenard Fejzulla, ishte person me precedentë të mëparshëm penal dhe i shpallur në kërkim për “trafik droge”. Ai ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg, për “trafik droge” dhe “pjesëmarrje në organizata kriminale”.

Etiketimet
Shperndaje