Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çelet Shkolla verore Europiane

Çelet Shkolla verore Europiane
September 26
11:10 2016

Me nismë të Këshillit Kombëtar të Integrimit është zhvilluar ditën e sotme ceremonia për çeljen e Shkollës verore Europiane. Gjatë takimit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, kryetarja e këshillit, Majlinda Bregu, ka bërë të ditur se numri i aplikimeve në këtë shkollë ka arritur në 2010.

Ajo ka vlerësuar rolin kyç që shkolla mund të luajë në procesin e integrimit të vendit, një proces që s’varet vetëm nga administrata. Edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur rëndësinë e mirëfilltë të kësaj shkolle duke e cilësuar si “gur të çmuar” në avancimin e procesit të integrimit.

“Të mbështetet dialogu konstruktiv për të inkurajuar vazhdimin e reformave dhe të rritet transparenca në vendimmarrje”,- është shprehur Meta. Rëndësinë e kësaj shkolle e ka vlerësuar edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. /Blitz.al/