Blitz

 Breaking News

Çekia urdhëron mbulim të detyruar të fytyrës jashtë shtëpisë

Çekia urdhëron mbulim të detyruar të fytyrës jashtë shtëpisë
March 28
16:46 2020

Tashmë në Çeki me një urdhër të 19 marsit kërkohet që të gjithë qytetarët të kenë një veshje mbrojtëse mbi gojën dhe hundën, dhe ata që nuk e bëjnë këtë gjobiten deri në $815.

Me këtë mandat vendi evropiano-qendror prej 10 milionë njerëzish ka ashpërsuar masat e përmbajtjes së epidemisë së koronavirusit vrasës.

“Obligimi për të veshur diçka mbi gojën e hundën kur je përjashtë është mëse i nevojshëm, për mbrojtjen e vetes dhe të të tjerëve”, tha minsitri çek i shëndetësisë Adam Vojtěch.

Politika e maskave në Çeki shkon kundër rekomandimeve të OBSH dhe autoriteteve shëndetësore amerikane që thonë se këtë duhet ta bëjnë vetëm të sëmurët, kryesisht për të sigurur furnizmin me maska për punonjësit e shëndetësisë.

Por autoritetet çeke thonë se qytetarët duhet t’i prodhojnë vetë ato në kushte shtëpiake nga bluza ose shalle.

Share