Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

CAS trondit Skëndërbeun, lë në fuqi pezullimin 10-vjeçar në kompeticionet europiane

CAS trondit Skëndërbeun, lë në fuqi pezullimin 10-vjeçar në kompeticionet europiane
July 12
14:37 2019

Shuhen përfundimisht shpresat e Skënderbeut për të luajtur në kompeticionet europiane. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke refuzuar apelimin e klubit korçar, i cili shpresonte se duke nisur nga sezoni që vjen mund të ishte pjesë e fazave pre-eliminatore të Champions apo Europa League.

Kjo do të thotë se CAS le në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA më 29 mars të vitit 2018, që dënon Skënderbeun me 10 vjet pezullim nga Kupat e Europës si dhe një gjobë prej 1 milion euro. /Blitz.al/

 

Burimi: Balkanweb

Komento
Shperndaje