Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Çamëria” bllokon rrugën gjatë vizitës së ministrit grek, përplaset me policinë

“Çamëria” bllokon rrugën gjatë vizitës së ministrit grek, përplaset me policinë
June 06
10:18 2016

Me rastin e vizitës së Ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, shoqata “Çamëria” është mbledhur përpara Ministrisë së Jashtme ku ka nisur protestën. Protestuesit kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili është gjithashtu i pranishëm, ka debatuar me forcat e policisë.

“Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”, deklaroi Idrizi.

Protestuesit kanë bllokuar dy trotuaret e rrugës dhe trotuaret në krah të MPJ dhe në krah të lumit Lana. Nuk kanë munguar përplasjet mes tyre dhe policisë, për shkak se kjo e fundit nuk i ka lejuar të kalojnë kordonin.

Disa nga pankartat që përfaqësuesit mbajnë në duar janë “Çamëri nëna jonë na prit”, “Hiqni ligjin e luftës”.

Komento