Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çako në Komisionin e Sigurisë: Nuk kemi pajisje përgjimi në inventar

Çako në Komisionin e Sigurisë: Nuk kemi pajisje përgjimi në inventar
May 18
13:07 2016

Pas kreut të SHISH, Visho Ajazi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, raportoi sot në Komisionin e Sigurisë lidhur me çështjen e pajisjes së përgjimit. Ai theksoi se Policia e Shtetit vetëm sa ka kryer detyrat e saj në përputhje të plotë me ligjin dhe mohoi që në inventarin e policisë të ketë pasur apo të ketë pajisje të përgjimit të telekomunikacionit.

“Ka nisur një procedim penal që jam vënë në dijeni dhe në zbatim të ligjin kam vënë në dispozicion kapacitetet njerëzore dhe dokumentarë. Çdo element që kërkon zbardhjen e kësaj çështje unë do aa jap Prokurorisë. Që në momentin që jam vënë në dijeni, kam vënë në dispozicion gjithë Policinë e Shtetit dhe jam i hapur për t’i shërbyer hetimit. Policia e Shtetit nuk ka pasur pajisje përgjuese.”, deklaroi ndër të tjera Çako. Deklarata e tij u mbështet nga deputetët socialistë Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu.