Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Byroja përjashton ish-kryeministrin Berisha për 10 ditë. Spaho: Ligjin e bën si dëshiron kur ke votat në Byro

Byroja përjashton ish-kryeministrin Berisha për 10 ditë. Spaho: Ligjin e bën si dëshiron kur ke votat në Byro
April 22
16:41 2016

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar deputetin e Partisë Demokratike, Sali Berisha  për 10 ditë, pas deklaratave të djeshme në Parlament. Byroja ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte të merreshin masa  ndaj ish-kryeministrit për thirrjet që ky i fundit ka bërë që qytetarët të armatosen duke shkelur kështu sipas socialistëve, rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Pas këtij vendimi ka reaguar deputeti Edmond Spaho, duke e cilësuar këtë  akt si një hakmarrje ndaj Berishës pasi ai ka bërë publike kërcënimet ndaj pedagogut dhe ka denoncuar Shullazin. Deputeti demokrat ka akuzuar mazhorancën për lidhjet  e saj me krimin.

“Shumica është e lidhur me krimin e organizuar, po kërkon të fshehë situatën në vend. Ligjin e bën si dëshiron kur ke votat në Byro. Sot në Shqipëri po qeveris krimi. Ky vendim është hakmarrje ndaj Berishës që bëri publike kërcënimet, e që denoncoi Shullazin. Berisha është  i pari që bëri publik kërcënimin ndaj rektorit, ngjarje që rezultoi tërësisht e vërtetë. Qeveria bashkëpunon me kriminelët. Duan të largojnë vëmendjen nga situata në vend”, – tha Spaho.

Ndërkohë deputeti socialist, Taulant Balla, ka theksuar se Byroja ka marrë vendimin më të ashpër që parashikon rregullorja duke e përjashtuar ish-kryeministrin për 10 ditë. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se me thirrjen për armatosje, Berisha u ka provuar shqiptarëve se në këto 25 vite nuk ia ka dashur të mirën këtij vendi.

“Këto nuk janë spontane, nuk janë të pamenduara, janë të menduara mirë nga Berisha që nuk e do reformën në drejtësi. Sali Berisha nuk mund të jetë i paprekshëm nga ligji dhe prandaj dhe Byroja dha vendimin maksimal.”- deklaroi Balla.

Shperndaje