Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

‘Buzëqesh’ Marsela Caushaj, gruaja që u dhunua nga ish-bashkëshorti në Vlorë

‘Buzëqesh’ Marsela Caushaj, gruaja që u dhunua nga ish-bashkëshorti në Vlorë
June 10
18:52 2016

Më në fund vjen një lajm i mirë për Marsela Caushajn, 39-vjeçaren e cila u dhunua barbarisht nga ish-bashkëshorti në rrugët e qytetit të Vlorës, vetëm pak ditë më parë.

Institucionet lokale të qytetit, të ndikuar nga video skandaloze e dhunës që qarkulloi në internet, u vunë në lëvizje për t’i siguruar nënës së 3 fëmijëve një apartament. Përveç kësaj, ajo do të nisë punën në një shkollë, ndërkohë që 3 fëmijët do të mund të shkojnë në kopsht apo të shkollohen me fondet e Bashkisë Vlorë.

Nga ana tjetër, ish-bashkëshorti i saj Ilirjan Pajo ndodhet ende në burg.

Komento