Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bushati: Nëse vijohet kështu do të shkojmë nga salca te plumbat. Lubonja: Jemi në fashizëm

Bushati: Nëse vijohet kështu do të shkojmë nga salca te plumbat. Lubonja: Jemi në fashizëm
November 24
23:30 2016

Debate të forta ka pasur në emisionin e mbrëmjes “Të paekspozuarit” drejtuar nga Ylli Rakipi në News24.
Tema për të cilën flitej ishte “Komunistët e rinj” referuar organizatës politike “Lëvizja për universitetin”, anëtarët e së cilës kanë kryer disa akte kohët e fundit, ku veçohet sulmi me salcë ndaj ministres Nikolla.
Të ftuar në emision kanë qenë Fatos Lubonja, Arlind Qorri, Elisa Spiropali, Andi Bushati. Ja disa prej debateve të mbrëmjes:
Bushati: Nëse vijohet kështu do të shkojmë nga salca te plumbat. Ju i detyruat myslimanët të heqin këpucët në stadium. Keni burgosur njerëz në grup. Na turpëron ai që tregon barcaleta në Europë (referuar Ramës).

Lubonja: Në kohën e Saliut kishte dhunë të hapur dhe dhunë policore.
Sot ka fashizëm. Edhe prishja e stadiumit “Qemal Stafa” për mua është një dhunë ekzemplare e nuk ka asnjë shoqatë që të reagojë sepse i kanë blerë të gjithë.
Berisha dikur tentoi të prishë piramidën e nuk e realizoi dot nga presioni i ushtruar nga media e opinioni publik.

Spiropali: Këto janë skenare imagjinare nga ju sepse askund nuk ka dhunë. Dikur kur ne bënim grevë para kryeministrisë kishte persona që komentonin moralin tonë, ndërkohë që ju ankoheni për shkrime për mbipeshën e Mirelës në një portal. Askush nuk e ka denigruar Mirelën.

Arlind Qorri thumbon gazetën “Tema”: Nuk mund ta mendoj dot se si një portal që lexohet nga mijëra persona flet për mbipeshën e Mirelës. Ky është një turp për gazetarinë e s’mund ta mendoja se mund të përfundonte deri në këtë pikë.
DEBATI BUSHATI-SPIROPALI

Bushati: Koncesionet janë vjedhje e pastër. Vjedhje që nuk ka ndodhur në 25 vjet. Do të merrni avionët për t’u larguar me vrap kur t’iu vërsulen turmat.
Spiropali: Blushi dhe ti flisni me fjalë populiste. Dhe koncesionet janë një hap përpara për ekonominë e vendit. Do shikoni në  zgjedhjet e ardhshme se sa të gabuara janë politikat tona. / Blitz.al/

Komento
Shperndaje