Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burrel – konflikt pronësie mes kushërinjve, humb jetën 58-vjeçari

Burrel – konflikt pronësie mes kushërinjve, humb jetën 58-vjeçari
August 05
10:26 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Burrel, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetas.

Bëhet fjalë për një konflikt mes kushërinjsh për motive pronësie mes shtetasve Demir dhe Florian Pali me shtetasin Qamil Pali. Në konflikt e sipër shtetasi Qamil Pali 58 vjeç ka rënë pa ndjenja në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se viktima ka pësuar infrakt dhe ka humbur jetën. Policia më datë 04.08.2016, rreth orës 17:00, ka vënë në pranga  Demir dhe Florian Pali, përkatësisht të moshës 73 dhe 27 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”./Blitz.al/

Shperndaje