Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Burimet presidenciale në Turqi: Përpjekje e lëvizjes Gulen. Raportohet për të plagosur

Burimet presidenciale në Turqi: Përpjekje e lëvizjes Gulen. Raportohet për të plagosur
July 16
00:13 2016

Menjëherë pas deklaratës së Presidentit Erdogan, burime presidenciale akuzojnë lëvizjen Gulen si autoren e kësaj përpjekje për grusht shteti. “Kjo është një përpjekje për grusht shteti i lëvizjes Gulen, nisur nga ajo çka disa gylenistë kanë lënë të kuptohet kohët e fundit.” Shprehen burimet pranë presidentit Erdogan duke iu referuar konflikti mes presidentit turk dhe manjatit Fethullah Gülen.

Mediat vendase raportojnë për të shtëna me armë zjarri, ndërkohë që një shpërthim është dëgjuar në selinë e televizionit shtetëror. Si pasojë e shpërthimeve, tanimë raportohet edhe për persona të plagosur. Qytetarët i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së presidentit, duke iu drejtuar aeroportit ndërkombëtar. Mediat italiane bëjnë me dije se avioni i Presidentit Erdogan është ende në hapësirë ajrore europiane ndërkohë që nuk dihet se ku do të ulet, raporton Blitz.al

Ndërkohë ushtria ka marrë komandën në pikat strategjike të shtetit. Është njoftuar se në orën 6 të mëngjesit fillon shtetrrethimi.

Etiketimet
Shperndaje